Supersfidë, derbi Milan-Inter! E jashtëzakonshme: Do të transmetohet në 200 vende të botës!

0
71

Të shtunën në orën 20:45 do të luhet derbi i parë për këtë sezon mes Milanit dhe Interit, apo siç njihet ndryshe derbi “La Madonnina”.

Në të dhënat e publikuara sot nga “Gazzeta dello Sport”, thuhet se kjo ndeshje do të transmetohet në 200 vende të botës, ku do të jenë rreth 600 operatorë informacioni, nga të cilët 260 gazetarë, 40 fotografë dhe më shumë se 300 punëtorë televizionesh.

Të pranishëm në shkallët e stadiumit do të jenë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino bashkë me “Fenomenin”, Nelson Dida-n, e plot legjenda, që kanë luajtur për këto dy klube.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here