Shpërthejnë qytetarët ndaj Ambasadës Amerikane: Maskarenj! As Kazhani nuk do e qëndiste kaq bukur…

0
313

Qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësi lidhur me reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë, ndaj vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Një ditë pas vendimit të gjykatës që e la Tahirin në shërbim prove, ambasada amerikane shkroi në një postim në Facebook se vendimi “demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta”. “Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë”, thuhet në tej në reagim.

Reagimi nuk u ka pëlqyer një pjesë të konsiderueshme të komentuesve që kanë shprehur pakënaqësinë ndaj ambasadës në statusin në Facebook, postuar prej saj. Shumë syresh e cilësojnë ambasadën një zgjatim të qeverisë. Të tjerë reagojnë me ironi, duke shkruar se njoftimi është shkruar nga Mira Kazhani, gazetare e njohur për mbështetjen ndaj qeverisë, vetë Saimir Tahiri, apo Endi Fuga e Elisa Spiropali…

“As Mira Kazhani nuk do e qëndiste kaq bukur deklaratën”, shkruan një komentues.

“Edhe ERTV nuk do e formulonte kaq bukur. Ju maskarenj që vini nën petkun e diplomatit jeni e keqja reale e këtij vendi. Jeni thjesht një tufe ndyrësirash, pedofilësh, pederastësh që bëjnë gam gam kot vetëm për interesa personale”, shkruan një tjetër.

Tahiri u dënua dje me 5 vite burgim (3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar), por që u konvertua në 3 vite shërbim prove. Gjykata e Krimeve të Rënda e rikualifikoi akuzën në shpërdorim detyre, duke rrëzuar akuzat për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar 12 vite burgim në pretencën e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here