Shokon reperi i njohur: “Jam përdhunuar që kur isha 8 vjeç, motra dhe vëllai abuzuan seksualisht me mua”
Reperi i njohur amerikan Aaron Carter, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se gjatë fëmijërisë është përdhunuar nga motra e tij e ndjerë, në kohën kur ajo nuk po merrte ilaçet e duhura.
Ai tha se e motra e tij, Leslie vdiq nga mbidoza që mori në vitin 2012, ku shpjegon edhe një sërë arsyesh pse ajo e përdhunoi.
“Motra ka abuzuar seksualisht me mua nga mosha 10 deri në 13-vjeçare. Po kështu jam përdhunuar edhe nga balerinët e mi, kur isha 8 vjeç. Edhe vëllai ka abuzuar me mua gjithë jetën. I kam kaluar 15 vitet e jetës sime duke u përfshirë në terapi kundër abuzimit dhe përdhunimi. Jam përfshirë në ulje-ngritje të shumta dhe vazhdoj ende të punoj për shëndetin tim mendor. Motra vuante nga bipolariteti dhe merrte litium për t’u trajtuar. Kurrë nuk e pëlqeu mënyrën se si litiumi e bënte të ndihej dhe gjatë kësaj kohë bënte gjëra që kurrë s’do donte t’i bënte vërtet.”- është shprehur Carter.