Reagon PS pas vendimit për Tahirin/ Justifikimi i radhës: Nuk kemi gisht ne si qeveri!!!

0
112

Vendimi i gjykatës për Saimir Tahirin ka shkaktuar reagime jo vetëm në radhët e opozitës, por dhe te ndërkombëtarët. Qëndrimet e opozitës dhe opinionit publik akuzojnë qeverinë “Rama” dhe Partinë Socialiste për ndikim në procesin që e shpalli atë gati të pafajshëm.

Sot ka ardhur reagimi i parë i Partisë Socialiste lidhur me këto akuza. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në qëndrimin e saj ka bërë një distancim të PS-së lidhur me vendimin e gjykatës.

Kjo është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë fare!”,- deklaron ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Qëndrimi i parë i PS është justifikim për vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda duke lënë të kuptohet shprehjen; “nuk kemi gisht ne si qeveri”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here