Noka: ”Shefi i madh” për pak sa nuk u shpall hero..

0
104

Ish-ministri i Brendshëm i PD-së, Flamur Noka, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që dënoi me 3.4 vite shërbim prove, ish-ministrin e PS-së, Saimir Tahirin. Noka thotë se për pak sa nuk u shpall hero ai dhe ”Shefi i madh” (Edi Rama). ”Për këtë drejtësi askush nuk qenka përgjegjës për hapjen e funksionimin e aeroporteve të drogës në këtë vend. Për këtë drejtësi askush nuk qenka përgjegjës për laboratorët e kokainës e heroinës në këtë vend. Për këtë drejtësi askush nuk qenka përgjegjës që Shqipëria sot është vendi i parë në botë për konsumin e drogave dhe koridori kryesor e pika kryesore e furnizimit të tregut europian të drogave”.

Postimi i plotë

“Drejtesia e Re” tregoi se eshte e gjitha instrument ne doren e “Shefit te madh”. Sapo u permend emri i “Shefit te Madh” gjithe historia e gjyqit nderroi si me shkop magjik. Nga i akuzuar per krime e trafiqe pas direktives se “Shefit te Madh” per pak sa nuk u shpall hero Tahiri. Nga sot kush ka shpresuar te kjo drejtesi te marre vesh se ka vdekur drejtesia ne kete vend. Asgje me shume se neveri dhe perbuzje per kete drejtesi horeash dhe kete shtet horrash.

Per kete drejtesi askush nuk qenka pergjegjes per kanabizimin e ketij vendi. As Tahiri qe e zbatoi kete politike e as ”shefi i madh” qe e urdheroi. Askush nuk qenka pergjegjes per qindra te vrare nga pasojat e kanabizimit. Per kete drejtesi askush nuk qenka pergjegjes per mijra tonelata droge qe vershuan e helmuan rinine europiane. As Tahiri qe e organizoi dhe perfitoi e as “shefi i madh”.

Per kete drejtesi askush nuk qenka pergjegjes per hapjen e funksionimin e aeroporteve te droges ne kete vend. Per kete drejtesi askush nuk qenka pergjegjes per laboratoret e kokaines e heroines ne kete vend. Per kete drejtesi askush nuk qenka pergjegjes qe shqiperia sot eshte vendi i pare ne bote per konsumin e drogave dhe koridori kryesor e pika kryesore e furnizimit te tregut europian te drogave.

Turp e neveri deri ne peshtirosje. Ne kete vend drejtesia nuk egziston. Ajo tregoi se eshte kthyer ne organizate socialiste ne varesi te “shefit te madh”. Sot me vendimin per Tahirin u njoftua se vdiq drejtesia ne kete vend. Duhen rrezuar medeomos Rama e tahiret e tij. Nuk ka rruge tjeter ne kete vend pervecse duhen permbysur qe te shkulet e keqja nga rrenjet ne kete vend e te kthehet shpresa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here