‘Një parlament i sajuar’/ Sherifi-Palmerit: Ku është shteti i së Drejtës që ta kuptoj???

0
113

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Ku është shteti i së Drejtës që ta kuptoj, zoti Palmer?

Pyes, se e kam shumë të vështirë ta kuptoj! Para zgjedhjeve vendore, zoti Palmer, zyrtar i lartë i DASH deklaroi se legjitimitetin e votimeve të 30 qershorit duhet ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese. Dje, (pardje) zoti Palmer u shpreh se në Shqipëri duhet të krijohet Gjykata Kushtetuese! Po legjitimitetin e votimeve, kur dhe kush do e vendos? Nëse kjo është Filozofia e së Drejtës e SHBA, unë nuk mund të jem kurrë me të. Shqipëria shtet është bërë para një shekulli. Edhe në kohën e shtetit të Diktaturës së Proletariatit shtet ishte, por nuk ishte Shtet i së Drejtës. Sot Shqipërisë nuk i mungon vetëm Gjykata Kushtetuese, por edhe Gjykata e Lartë. Dje (pardje) u shpreh shqetësimi se do mbetemi edhe pa Gjykatë Apeli. Kemi një parlament të sajuar. Jemi me Prokurore të Përkohshme të Përgjithshëm prej 2 vjetësh. Nuk kemi Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vetëqeverisja vendore u zëvendësua me Këshillat Popullore të Rretheve. Ku është shteti i së Drejtës që ta kuptoj, zotin Palmer?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here