Ndryshime në qeverinë Rama!!! Çfarë po ndodh!?

0
113

Zëvëndësministri i Drejtësisë Toni Gogu është liruar nga detyra. Largimi i tij nga ky post vjen pas zgjedhjes si Kryetar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit pas votimeve monopartiake të 30 qershorit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi: Toni Gogu, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Edi Rama

Në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, Gogu u zgjodh anëtar këshilli, ndërsa më pas u votua dhe u zgjodh si kryetar në mbledhjen e konstituimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here