Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën e sotme është takuar me të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Z. Christian Steiner. “Vlerësova kontributin që vendi i tij ka dhënë që me krijimin e shtetit shqiptar e deri në ditët tona. Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë”, shkruan Meta në rrjetin social facebook.
Statusi:
Kënaqësi të prisja sot të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Z. Christian Steiner. E sigurova për një bashkëpunim të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet historike miqësore me Austrinë.
Vlerësova kontributin që vendi i tij ka dhënë që me krijimin e shtetit shqiptar e deri në ditët tona.
Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë.
Inkurajova për një shtrirje më të gjerë të shkollave profesionale mjaft cilësore, të financuara nga Austria, ku shkëlqen shkolla e mesme profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.🇦🇱🤝🇦🇹