Standard.al

I dha foshnjës heroinë e cila më pas vdiq nga mbidoza, ja veprimi i 33-vjeçares në gjykatë!

0

Një vit pas vrasjes së vajzës së saj është përballur me trupin gjykues një grua në SHBA.

Kimberly Nelligan u arrestua ditën e martë për vrasjen e vazjës së saj 1-vjeçare, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e rrezikimit të jetës së fëmijëve dhe të mbajtjes së drogës.

33-vjeçarja i kishte aplikuar vajzës së saj heroinë te mishrat e dhëmbëve me qëllim që ta vinte në gjumë, duke i shkaktuar asaj vdekjen nga mbidoza.

Sipas mediave të huaja, nëna ka përdorur heroinë te vogëlushja te paktën 15 herë për më shumë se dy muaj.

Ngjarja ka ndodhur më 19 tetor të 2018-ës, ndërsa tashmë gruaja po përballet me akuzat e rënda. Gjatë seancës gjyqësore, Nelligan i ka drejtuar gishtin e mesit gazetarëve.

Ajo mund të dënohet me një vit e gjysmë burg, ndërsa gjykatësi e ka ndaluar të takojë apo të krijojë kontakt me babain fëmijës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.