Dënimi i Tahirit/ Ambasada Amerikane “shuplakë” Ramës: Fillim i fundit të pandëshkueshmërisë

0
80

Ambasada amerikane e quan shkurajues dënimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhënë dje nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Përmes një reagimi në facebook ambasada thotë se dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.

” Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse” shkruhet në postimin në facebook.

Pas 10 ore në dhomë në dhomën e këshillimit, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 5 vite burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, ish ministrin e Brendshëm për “Shpërdorim detyre” ndërsa rrëzoi 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Në fund mesazhi mbyllet duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here