Standard.al

Besa nuk bëri gafë, por shpalosi platformën e Rilindjes për thellimin e paditurisë

1

Dr. Ndriçim Mehmeti

 

Nisur mëshira dhe dëshira për të mos e turpëruar edhe më se sa ka turpëruar veten Besa e arsimit, shtynë gazetarët ta kualifikon konstatimin e saj, se : “Pashë në rrjetet sociale edhe fotografi të disa shkollave, të amortizuara, në zona të thella rurale, si shembuj të mungesës së investimeve në shkolla. Dua të theksoj, se ato shkolla, kanë nga 15, 10, apo 7 nxënës në total, një rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare nga ana jonë, që të investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës“, si një gafë. Në fakt në rreshtat e deklaratës lexon fare qartë platformën antikombëtare të Rilindjes, e fshehur në kohë, për rritjen e paditurisë së popullatës, shkatërrimin e arsimit kombëtar me qëllim zgjatjen sa më shumë të jetë e mundur e të qenit në pushtet. Dhe Besa e ka bërë të qartë disa herë, në kundërshtim me paraardhësen e saj që përpiqej ta fshihte sa të mundej, se ka një platformë të tillë dhe mesa duket ajo i ka premtuar Kryeministrit Rama, se do të përshpejtoj hapat për zbatimin e saj me shpejtësi.

Ku i ka fillesat kjo platformë?

Zanafilla nis që me ardhjen në pushtet të Rilindjes në shtator 2013. Në emër të “përmirësimit të cilësisë në arsim”, “të reformave të thella në kurrikulë, organizim, rritëm më të lartë të punës:, u hoqën me dhjetëra specialistë në ministri dhe institucionet e varësisë dhe ushtarët e partisë zunë vendet e punës. Në shumin e tyre (me ndonjë përjashtim shumë të vogël”, ata që erdhën as që ja kishin haberin përse u vendosën në këto vende pune. Të tjerë të vetëshpallur “gjeneral të arsimit”, përfituan nga padituria e ministres së arsimit dhe shinë si deshën në këtë sektor kaq të rëndësishëm. Këshilltari fuqiplotë dhe një tjetër këshilltar, që dukej se i ishte bërë sevap dhe dhuratë vendi i punës në prag të daljes në pension, në bashkëpunim me sekretarin e përgjithshëm, zyrtar u shtetit në versionin play boy dhe disa drejtues tërësisht të paaftë dhe nga natyra shpirtkazmë, e bënë çorap në interes të përfitimeve të tyre vetjake, gjithë Ministrinë e Arsimit, duke filluar me strukturën, “reformat”, nismat idiote që nuk përfunduan asnjëherë, me qëllimin e vetëm për përfitime personale në kurriz të arsimit si dhe për të vënë në jetë objektivin kryesor të Rilindjes, për rritjen e paditurisë ndër shtresat e gjera të popullsisë. U tha dhe ç’nuk u tha, ju ra vendit kryq e tërthor, me mbledhje bajate, e terror e shantazh, me pushime nga puna, filloi një kryqëzatë ndaj mësuesve në merr të “pastrimit të sistemit arsimor nga mësuesit jashtë profilit”, u bënë me dhjetëra trajnime e takime.

Qëllimi? Shesim ca libra, marrim ca dieta, vendosim komisarët e partisë në shkolla dhe në nivel vendor dhe më pas çdo gjë është e lehtë. “Luftë ndaj klasave kolektive, përqendrim e racionalizim i shkollave”. Cili është përfundimi? Ato lulëzojnë anë e kënd vendit dhe mbeti vetëm një nismë, sa për të kaluar radhën. Klasat inteligjente, ku janë? U fshinë nga premtimet dhe vendin e tyre e kanë zënë klasat pa xhama, pa dritare, pa ngrohje, mbushur me tym hashash përzier me alkool dhe cigare. Nismat e shpallura me bujë si: Kurrikulë për shahun, për edukimin fetar, për LGBTI, një ministër një shkollë, shkolla me ushqim, bëjmë detyrat e shtëpisë në klasë, arsimi profesional prioritet, japim mësim për fëmijët e shtruar në spital, avulluan në sekondë, ende pa ju tharë boja. Arsimi kaloi në prioritetin e fundit për qeverinë, derisa një ditë shpikën, gjetën dhe sajuan një “protestë të fuqishme të studentëve”, për të hequr qafe Linditën, që po ngadalësonte ritmet e shkatërrimit të arsimit, për të vënë në krye një tjetër drejtuese edhe më e dobët se e para, si dhe për të harruar dështimet e njëpasnjëshme që shoqëruan Linditën prej 5 vitesh e kusur.

Përse u zgjodh Besa për vijimin e platformës për shkatërrimin e arsimit 

Ardhja e Besës në krye të arsimit, përtej ndihmës së këshilltarit prej Kosove, për të thënë të drejtën merita më e madhe i takon vetë asaj. E shkolluar jashtë vendit, e larguar nga vendlindja që 16 vjeçe, pa asnjë përvojë thelbësore në fushën e arsimit dhe edukimit, pa asnjë njohuri mbi arsimin në Shqipëri, Besa është njeriu më ideal, për të shpënë deri në fund platformën antikombëtare për shkatërrimin e arsimit. Me Shqipërinë dhe arsimin kombëtar në tërësi Besën nuk e lidh asgjë. Ajo nuk ka kryer më shumë se 10 vjet arsimim në vendlindjen  e saj, nuk ka të afërm, fëmijë, apo ndonjë detyrim publikut shqiptar për të menaxhuar siç duhet punët e arsimit në Shqipëri. Nuk ka qenë qytetare e Shqipërisë, sa pa marrë detyrën, nuk është deputete, e zgjedhur, e rritur, apo e lindur në Shqipëri, nuk ka asnjë lidhje me vendin, kombin, me arsimin, me traditën e tij, nuk ka asnjë ndjenjë dashurie për të dhe në und të fund të fundit, nuk ka asnjë brerje ndërgjegjeje për gjëmën që po i bën arsimit në vend.

Dhe nisur nga këto tregues të shkëlqyer që një njeri duhet të ketë për të përmbushur misionin e shkatërrimit të arsimit, Besa ndërmori me shumë dëshirë, vullnet e pasion të pa treguar, nismat që të çonin drejt zbatimit të këtij misioni. Tre lëndë në 6 orë, bëjmë detyrat e shtëpisë në klasë, heqja e përvojës mësimore, si një parakusht apo bonos për mësuesit, thellimi i skandalit me portalin “Mësues për Shqipërinë”, duke e kthyer thjesht në një instrument për politizimin e shkollës, rritjen e presionit mbi mësuesit për realizmin e fushatave të Partisë Socialiste, vënien në kontroll të të dhënave personale të prindërve, fillimin e shkatërrimit përfundimtar të arsimit të lartë, përmes “Paktit për Universitetin”, mesatares, shantazhit ndaj pedagogëve e deri në politizimin e plotë të të gjitha Bordeve të Administrimit të Universiteteve. Ministrja e Arsimit, na kujtoi se kishte ardhur nga Kosova me një “reformë të madhe”: Të vendoste notën 8 si kriter bazik për ata që dëshironin të bëheshin mësues. Ky kriter që në vitin akademik  2019-2020, zbrit në 7.5, efektivisht kishte një qëllim: Mbylljen e programeve të mësuesisë, largimin e të rinjve nga dëshira për të bërë mësues dhe për një kohë të shkurtër, pasoja do jetë fare e qartë: Mbyllje shkollash, shpopullim masiv, duke zbrazur zonat rurale e duke mbushur zonat urbane dhe rrugët e Evropës. Besa nuk e fshehu asnjëherë qëllimin e saj dhe Rilindjes: Urrejtje për çdo arritje të mëparshme dhe lavdi për “reformat” pa kokë e pa këmbë të qeverisë ku ajo bën pjesë. Prej krijimit të shtetit shqiptar, Besa do të mbahet mend në etiketimin që i bëri mësuesve, si “tanët dhe të tyret”. Në mes të sallës së hajvan-parlamentit, deklaroi me plot gojën se “mësuesit në kohën e PD-së ishin më të dobët”.  Po ashtu para pak ditëve, Besa nuk na zhgënjeu fare, kur deklaroi se “rënia e numrit të nxënësve nuk ka filluar tani, por në kohën e PD-së”. Pa u ndalur shumë tek krahasimi, i numrave, qëllimi i Besës është të na mëtojë se “nuk është ajo që po bën keq në arsim, por rrënjët e kësaj gjendje i gjejmë tek PD-ja dhe se ajo vetë nuk po bën gjë tjetër veçse e thellon më tej situatën”. Në fakt veç emrit tipik shqiptar që ka Ministrja e Arsimit, më së shumti do të mbahet si ministrja e parë në historinë e shtetit shqiptar që zbatoi pa praninë e të huajve, pa presionin e tyre dhe në vetëdije të plotë, platformën antikombëtare të shkatërrimit të arsimit shqiptar nga themelet dhe ta varros atë në mënyrë të pakthyeshme.

1 Comment
  1. Eksperti says

    Mire, O Cimi, por pse nuk the asnje fjale, kur ministri Tafaj i PD hoqi nga puna me thirrje naten si ne kohen e fashizmit me dhjetra punonjes te dikasterit te niveleve te ndryshme, edhe me grada e tituj shkencore ?!…Per keshilltarin e madh konfliktual etj. ke shume te drejte…

    Kurre nuk duhet te hiqen njerezit nga puna e mbi te gjitha specialstet qe kane dhene prova afirmimi me nenet famekeqe 24/1, qofte nga PS e qofte nga PD…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.