Anija me grurë bllokohet në Durrës, pronari rus nuk bie dakord me biznesmenin shqiptar

0
132

Një anije ruse, e ngarkuar me grurë është bllokuar në portin e Durrësit. Mësohet se anija është bllokuar në port me vendim të gjykatës së Durrësit dhe vijon që të qëndrojë në radë prej datës 31 gusht.

Anija “SV.Georgiy Pobedonosets” u nis nga porti Volgodonsk në Rusi që prej datës 22 gusht dhe mbërriti në Durrës më datë 31.

Pavarësisht se ka disa javë në port, gruri nuk është shkarkuar pasi pronari rus është shprehur se nuk ka marrë paratë, ndërsa biznesmeni shqiptar pretendon se e ka bërë të gjithë pagesën.

Në këto kushte, Gjykata e Durrësit ka vendosur masë sigurie për anijen ruse deri në zgjidhjen e problemit.

Featured image of article: Sherr për para, pronari rus nuk bie dakord me biznesmenin shqiptar, anija me grurë bllokohet në Durrës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here