Analisti ngre alarmin: “127 policë nën urdhrat e krimit”

0
121

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se ish ministri Saimir Tahiri është fajtor për kanabizimin e gjithë vendit. madje ai ka treguar edhe lidhjet mes narko-trafikantëve dhe policisë.

“Thuhet se janë 127 policë që janë vendosur në dispozicion të trafikut të drogës. Këtu fajtor nuk është vetëm Tahiri. Nga pikëpamja morale, ne e dimë se Tahiri është fajtor. Për kanabizimin e vendit, sigurisht që fajtor nuk është vetëm Saimir Tahiri. Kanabisi ishte shqetësim për gjithë Evropën. Gjithë Shqipëria u shndërrua në Lazarat. Gjashtë vite te kjo qeveri janë të mjaftueshme që ta implikojnë në të tilla probleme. Situata është problematike dhe pritet të shihet edhe integrimi”, tha Gjekmarkaj në emisionin “Opinion” në News 24.

Ai shtoi se Tahiri është një hipotekë e madhe e të këqijave në 5 vitet e fundit në Shqipëri.

“Procesi u banalizua shkallë – shkallë dhe shkoi deri në farsë. Por gjithsesi besoj se politika e priti mjaft mirë vendimin. Besoj se çdo shqiptar e di dhe e ka parë sesi Shqipëria u kanabizua, në çdo vend, nga malet deri në bregdet. Unë mendoj se Tahiri është një hipotekë e madhe e të këqijave që kanë ndodhur në Shqipëri në 5 vitet e fundit. Edhe mënyra sesi bëhet vetingu, tregon se ata kanë presion nga politika. Kam qëndrim të rezervuar ndaj reformës në drejtësi. Vendi drejtohet nga disa njerëz, nuk ka institucione”, tha analisti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here