“Vota në fund të ditës i rrëzon”, Tabaku: Rama nuk ka vullnet për ta zgjidhur krizën politike

0
116

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e ftuar në ”Top Talk”, tha se për zgjidhjen e krizës politike që prej 9 muajsh ka mbërthyer vendin, duhet vullnet politik. ”Nuk ka një opozitë tjetër në këtë vend, të votuar, që të përfaqësojë qytetarët. PD, aleatët e saj janë opozita për momentin, në fakt është maxhorancë nëse zhvillohen zgjidhje të lira dhe të ndershme dhe pikërisht kjo është pika e diskutimit, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Z.Basha dje tha tekstualisht se për të zgjidhur një pjesë të madhe të problemeve ka një pengesë kryesore, që është vullneti politik dhe vullnetin politik në këtë rast e pengon Kryeministri i vendit, Z.Rama”.

A është pjesë e vullnetit politik deklarata e Kryeministrit kur thotë, “Bashkëjetesë, pavarësisht pa pëlqyeshmërisë reciproke?

Nuk kemi pse të pëlqehemi, por pengesa në këtë rast nuk është dëshira se kë do të kesh kundërshtar, kjo është një çështje se kush po e pengon integrimin e vendit dhe kush janë çështjet madhore që na ndajnë. Këtu është çështja se kush e pengon integrimin, dhe së dyti çfarë e pengon zhvillimin e vendit, dhe çfarë janë këto gjërat pa kushte. Kushtet e PD kanë qenë të qarta, zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimi i kriminelëve nga qeverisja, që nuk po ndodh, sepse po flasim për kryetar bashkish të inkriminuar. Ka qenë i panegociueshëm vettingu politik, dënimi dhe precedimi i të gjithë personave që janë të përfshirë në blerjen e votave, përsëri nuk po ndodh. Këto nuk janë kushte të pakonceptueshme për Shqipërinë, këto janë minimumi për një demokraci. Më vjen mirë që këto kauza të Pd janë njëkohësisht shqetësime për BE.

Washington, Berlin dhe së fundmi OSBE kërkojnë që të ketë një fillim dialogu. Ndoshta ulja në tryezë, qoftë për të refuzuar tjetrin, nuk është gabim.

Të gjitha deklaratat që kanë ardhur nga qytete të rëndësishme, ishin përfshirja e opozitës, dhënia e hapësirës, një hapësirë që në parlamentin e mëparshëm nuk ekzistonte dhe që ishte e kot që ne të ishim pjesë, por ajo që është më e rëndësishme të gjitha këto deklarata tregojnë një realitetet tjetër. Një realitet i cili merr parasysh kërkesat tona dhe kërkesat tona kanë qenë largimi i Edi Ramës me votë, por kjo ndodh vetëm po pati zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Populli ju ka zgjedhur për të qenë në parlament për të luftuar këtë lloj fenomeni dhe ju nuk jeni aty për këtë gjë.

Populli më ka zgjedhur pikërisht për ta rrëzuar këtë sistem dhe rrëzimi i këtij sistemi nuk është që ne të shkojmë atje dhe të bëhemi fasadë. Vota në fund të ditës i rrëzon. Dua të kujtoj një raport të OSBE-së, që ishte një këmbanë shumë e fortë alarmi për qeverinë, por edhe për ndërkombëtarët që kanë filluar të reagojnë kohët e fundit. Raporti shprehte në mënyrë të qartë situatën në të cilën u realizuan votimet. Votime të 30-qershorit, pa kundërshtarë, me burime të administratës të përdorura, me persona me rekorde kriminale, me kuti që mbusheshin. Atëherë në këto kushte ti mendon se mund të shkohet dhe të kandidohet në një garë jo të barabartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here