Vendimi i Gjykatës: Tahiri cilësohet i fajshëm, por nuk dënohet me burg. Vetëm 3 vite e 4 muaj me shërbim prove

0
99

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shpallur fajtor nga gjykata e Krimeve të rënda.

Tahiri është dënuar me 5 vite burg për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Por në vendim gjykata është shprehur se Tahiri do të bëjë vetëm 3.4 vite me shërbim prove.

Pas më shumë se 5 orësh e 30 minutash, tre gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka kanë dhënë vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Tahiri të dënohej me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here