“Trondit” gazetari Hoxha: Paralajmëron ekzekutimin e “kokës së madhe”, shumë më lart se Santiago

0
153

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se shumë shpejt do të ndodhë një tjetër atentat. I ftuar në emisionin “45 minuta”, në “Report Tv”, Hoxha tha se grupi që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko synon një tjetër ‘kokë të madhe’, shumë më lart se Santiago.

Hoxha shtoi më tej se ‘koka e madhe’ mund t’i gjejë ata më përpara dhe kjo gjë mund të sjellë surprizë atentatesh në Tiranë.

Kanë tentuar të godasin emra të më mëdhenj se Santiago. Shumë biznesmenë në Tiranë do merrnin frymë nëse do të ndodhte kjo gjë.

Ata sulen të prishin ekulibrat. Njerëzit që nuk duken investojnë edhe në rritjen e çmimit të banesave, në mënyrë që të prishen ekuilibrat. Pastaj ata marrin para këdo që gjejnë dhe nuk pyesin për asgjë.

Ata synojnë një person tjetër? E synojnë…nëse ai do t’i gjejë para, këtu do jemi do ta shohim. Por Santiago Malko, siç e thashë dhe më parë, duhej vrarë patjetër, pasi mesa duket ata kanë dyshuar se ky do t’i godiste,”– tha Artan Hoxha.

Sipas gazetarit, Malko duhej ekzekutuar patjetër, pasi mesa duket ish-efektivi është dyshuar se kishte ndërmend t’i sulmonte.

“Ai njihet si miku i Ervis Martinajt. Në polici ka qenë shumë pak. Kur do bëhej më parë, polic, bandit apo inspektor. Ishte vënë në epiqendër, ndaj kostoja ishte aq e madhe. Kostoja ishte e madhe. Nga 1 janari s’ka baste por në Shqipëri vazhdojnë baste. Kemi një biznes ilegal në dorën e botës së errët të krimit. Grupet janë përfshirë në botën e lojërave të fatit, por s’më rezulton se është ai shkaku.

Janë 8 persona të shpallur në kërkim. S’kishim shumë kohë për sot t’i bënim gati. Avokatët e tyre janë bashkë me prokurorët. Nëse zbardhja do të bëhet shpejt, do të parandalojë luftën e re që ka nisur në kryeqytet,”- përfundoi gazetari.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutuar mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”.

Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë,

Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here