Standard.al

Takim ndërmjet Presidentit Meta-Ambasadorit Chorba: Kemi nevojë për dialog që të zgjidhjet kriza, falenderime për Metën!

0

Presidenti Meta priti në takim Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy A. Chorba

19 shtator 2019

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy A. Chorba, i cili po viziton Shqipërinë me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Presidenti Meta dhe Ambasadori Chorba biseduan për marrëdhëniet midis vendeve tona dhe nevojën që SHBA-të të vazhdojnë të jenë të fokusuara në rajon, në një kohë që Shqipëria konsolidon shtetin ligjor dhe rendin kushtetues.

Presidenti Meta shpjegoi situatën aktuale politike në Shqipëri, si dhe nevojën e palëve për t’u rikthyer në dialogun politik për të zgjidhur krizën e paprecedentë që ka pllakosur vendin, organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse të lira dhe të ndershme, ndërsa vendi ynë po pret me padurim çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ambasadori Chorba e falënderoi Presidentin Meta për pritjen si edhe për mbështetjen që po jep për misionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë në rajon vitin e ardhshëm.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.