Standard.al

Shpëthen Conte pas barazimit të Interit: Nuk dua të shoh më kurrë një skuadër kaq të squllët dhe pa uri!

0

“Nuk dua të shoh më kurrë një skuadër kaq të squllët dhe pa uri”. Pasi mori përsipër të gjitha përgjegjësitë për barazimin ndaj Sllavias së Pragës, Antonio Konte i ka bërtitur ashpër Interit. Në fillim një analizë video ku ka evidentuar të gjitha gabimet e bëra në debutimin zhgënjyes të Champions League, më pas një fjalim motivues për të shkundur lojtarët, të cilët duhet të rigjejnë shkëndijat e munguara në “San Siro” dhe që do të jenë thelbësore të shtunën në mbrëmje për të marrë një rezultat pozitiv në derbi.

Konte ka theksuar te të tijtë se do një grup kompakt dhe se i mirëpret konfrontimet siç ndodhi në pushimin e ndeshjes Champions mes Lukakut dhe Borzoviçit, përplasje që erdhi pasi belgu u kërkoi shokëve më shumë guxim dhe ta shërbenin jo vetëm me topa të gjatë që e detojnë të luajnë me shpinë nga porta. Brozoviç nuk ia kurseu replikën dhe gjakrat u ndezën menjëherë.

Një përplasje e ndezur, por normale në pushim të një ndeshjeje kaq të rëndësishme dhe që duket se nuk ka influencuar në humorin e sulmuesit, që në dalje të “San Siros” nuk i ka kursyer selfiet dhe buzëqeshjet për tifzoët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.