Standard.al

Nga Kongresi Amerikan në Senat, Galdini takime në SHBA

0

Pedagogu dhe Kryetari i LRE – Lëvizjes së Re Arian Galdini ka zhvilluar këto ditë një vizitë pune në SHBA. Galdini ka patur takime të shumta në Kongresin Amerikan, në Senat, në institicione e agjensi të ndryshme si edhe me personalitete publike të medias dhe botës akademike.

Në New York, Kryetari i Lëvizjes së Re ka takuar edhe miliarderin dhe ish Zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë dhe të Presidentit Donald Trump, Anthony Scaramucci.

Ndërsa në Washington DC, Galdini ka takuar përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe një numër të madh Kongresmenësh dhe Senatorësh, sikurse edhe përfaqësues të Heritage Foundation, Hudson Institute. Arian Galdini ka qenë i ftuar edhe në Miami,  tek Catholic University of New Spain në Florida ku ka dhënë një Leksion të Hapur mbi Demokracinë dhe Paqen.

Catholic University of New Spain në Florida dhe The American Society of Diplomacy and Political Science e kanë nderuar Kryetarin e Lëvizjes së Re Arian Galdini me titullin “Distinguished Fellow”.

Gjatë kësaj vizite Kreu i LRE ka prezantuar në SHBA, projektin e tij të ri politik të njohur tashmë si Lëvizja e Re.

Lëvizja e Re është partia më e re politike opozitare dhe e djathtë e cila ka ardhur si rezultat i transformimit të LDE  – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë. Lëvizja e Re dhe kreu i saj Arian Galdini kanë siguruar mbështetje dhe inkurajim të fortë në SHBA. Partneriteti i Lëvizjes së Re me SHBA është natyralitet dhe jetik për suksesin e këtij projekti të ri politik të Arian Galdinit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.