Standard.al

“Nëse Tahiri shpallet fajtorë do të ketë…”/ Vjen paralajmërimi “bomb”

0

Nga moment në moment pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për tre vepra penale.

Në një lidhje telefonike për Fax News avokati Ledio Braho, deklaroi se dënimi që ka kërkuar prokuroria është i ulët krahasuar me akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin e Brendshëm.

Braho shtoi se nëse do të dënohet sot nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tahiri mund të dënohet nga 5 deri në 8 vite.

“Dënimi që Prokuroria ka kërkuar është një dënim i ulët që kërkohet për vepra të tilla për të cilat dyshohet se ka kryer Saimir Tahiri. Tahiri nuk duhet të hetohet në gjendje të lirë. Akuzat janë shumë të rënda, nëse do të dënohet sot nga gjykata mund të dënohet për të paktën 5-8 vite burg.

Duhet të bashkëpunonte me drejtësinë, kur bën deklarata për Ramën apo për faktorë të tjerë brenda PS-së, përndryshe janë deklarata politike. Nëse Saimir Tahiri është fajtor do të ketë edhe të tjerë. Nuk mund të dënohet vetëm në bazë të përgjimeve. Shitja e mjetit justifikime naive të Tahirit.”- u shpreh ndër të tjera Braho.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.