Mbyllet televizioni shqiptar, çfarë do të ndodhë me moderatorët e emisioneve…

0
202

Ditët e fundit ka qarkulluar informacioni se moderatorja Fatma Methasani do largohet nga emisioni “Fun Day” që drejtonte prej 5 vitesh, por e vërteta qenka ndryshe.

Burime për “Blitz.al” kanë rrëfyer se televizioni “IN TV” është drejt mbylljes dhe nuk do të ketë një sezon të ri. Sipas këtij burimi mbyllja e tij ka ardhur pas tërheqjes së pronarit të ri të televizionit, ndërkohë që muajt e fundit stafi dhe punonjësit ishin ende në pritje të një vendimi, si dhe të shlyerjeve të detyrimeve ndaj tyre.

Burime për “Blitz.al” kanë bërë të ditur se këtë javë punonjësve u është dhënë njoftimi për mbylljen përfundimtare dhe përfundimit të kontratave me gjithësecilin.

Kujtojmë që në “IN TV” transmetoheshin emisione si “Trokit”, “Fun Day”, “Kafe in”, nga moderatorë të njohur si Ermal Peçi, Fatma Methasani etj dhe këta të fundit nuk kanë dhënë ende një prononcim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here