Standard.al

Llotaria amerikane, shpallen afatet për aplikimet e reja

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin një tjetër shans shqiptarëve dhe shtetasve të tjerë në mbarë botën, për t’u bërë pjesë e këtij vendi në kontinentin e largët, duke hapur fushatën e re të aplikimeve.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane për vitin 2019 do të nisin më datë 2 tetor 2019 dhe do të zgjasin deri në 5 nëntor 2019.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar udhëzimin se kush mund të aplikojë për Lotarinë Amerikane.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5).

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.