Gjyqtarët të “ngujuar” për 10 orë…Pse po vonohet vendimi! Gazetari: Nuk kanë patur asnjë kontakt

0
130

Gazetari i Tv Klan, Ermal Vija ka dhënë detaje të reja në lidhje me vendimin që pritet të jepet për Saimir Tahirin. Në një lidhje direkte për emisionin Opinion, ai tha se prej orës 11:40 treshja e gjyqtarëve, (Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka) janë mbyllur në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin.

Ai tha se këta gjyqtarë që nga ajo orë nuk kanë patur asnjë kontakt me persona jashtë.

Sipas tij, një nga arsyet pse është vonuar kaq shumë dhënia e një vendimi duke iu referuar dhe avokatit të Tahirit, mund të jetë se tre gjyqtarët të japin një vendim të argumentuar.

“Në momentin që treshja e gjyqtarëve tërhiqet për të dhënë një vendim, nuk kanë kontakt me asnjë njeri tjetër. Avokati Maks Haxhia më ka komunikuar se një nga arsyet mund të jetë që ata të shfaqen me një vendim të arsyetuar, për të argumentuar të terja akuzat”, tha gazetari i Tv Klan.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish-ministrin për të paktën tre vepra të rënda penale: “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here