Standard.al

Foto nga brenda Gjykatës/ Në pritje të vendimit, Tahiri: Këtu vendoset fati im!

0

Për më shumë se 7 orësh, trupa gjykuese është mbyllur në dhomën e Këshillimit për të vendosur mbi fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Burime brenda në Gjykatën e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se Tahiri po e përjeton pritjen me shumë stres dhe ankth.

Mësohet se e vetmja mënyrë për të larguar disi stresin për Tahirin kanë qënë ecejakjet tek makina e tij dhe brenda ambienteve të Gjykatës. Gjithashtu edhe konsumi i cigareve.

Në seancën e shkuar para gazetarëve, Tahiri tha se gjyqi ishte shumë i rëndësishëm për të pasi nga ai varej fati i tij.

Kjo hyn në betejat më të mëdha të jetës time. Varet fati im. Mua më intereson drejtësia. Unë dua të jem i lirë. Të kem gojë për të folur dhe shpirt për të menduar,”-tha Tahiri.

 

Vendimi për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, ishte parashikuar të jepej në orën 16:00, por ndërkohë që kanë kaluar më shumë se tre orë trupi gjykues nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar.

Nderkohe Top Channel ka siguruar një foto nga brenda ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku shihen prokurorët e çështjes që, ashtu si pala e akuzuar, ndodhen në pritje të vendimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.