E quajti “pjeshkëz”, reagon për herë të parë avokatja e Popullit ndaj Murrizit…

0
88

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka reaguar për herë të parë në një dalje televizive pas etiketimeve fyese dhe seksiste të përdorura kundrejt saj nga nënkryetari i parlamentit, Myslim Murrizi.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tha se personalisht nuk është prekur aspak nga fjalët e deputetit demokrat, por institucionalisht nuk mund ta tolerojë gjuhën denigruese që ai ka përdorur.

“Personalisht unë nuk e pranoj fare këtë gjënë që ka thënë zotëria. Për hir të së vërtetës nuk më prek fare personalisht. Unë e di kush jam dhe nuk ka nevojë të ma thotë një njeri si ai dhe e di gjithkush me të cilët kam punuar apo më kanë dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme. Unë e njoh veten për një profesioniste të mirë, ka shumë njerëz që thonë se jam një profesioniste shumë e mirë dhe jam një mijë përqind e bindur se punët që kam bërë, arritjet e mia, sukseset e mia profesionale nuk varen absolutisht nga fakti nëse një njeri ka një opinion në lidhje me pamjen time”, tha ndër të tjera ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here