Dorëheqja e Sonila Qatos/ Ish-deputetja: Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur…

0
134

Partia Demokratike ka reaguar me ish-deputeten e saj Jorida Tabaku lidhur me doreheqjen e Sonila Qatos nga kreu i ARRSH-se.

“Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!

Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet”, shprehet ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here