Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është thirrur në sallë nga trupa gjykuese.
Tashmë pritet që për pak minuta gjykata të shprehet me një vendim.
Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish-ministrin për të paktën tre vepra të rënda penale: “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”