Standard.al

Avokati i Saimir Tahirit flet për herë të parë për prezencën e amerikanëve në gjyq

0

Avokati i ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në një lidhje direkte me Top Channel, ka folur për herë të parë lidhur me prezencën e përfaqësuesëve të ambasadës amerikane, në gjyqin e Tahirit.

Maks Haxhia mohoi se prezenca e amerikanëve është një ogur i keq për Tahirin, duke u shprehur se ata patën mundësi të shohin gjyqin dhe të dëgjojnë mbrojtjen.

E vlerësoj prezencën e përfaqësuesve të ambasadës amerikane, duke marrë shkas nga thirrja e zotit Lu, që të gjithë duhet të trajtohen njëlloj, si në hetim ashtu edhe në gjykim.

Për ne ishte një favour prezenca sot, sepse ata panë me sytë e tyrë dhe dëgjuan me veshët e tyrë, gjithë mbrojtjen që ka bërë zoti Tahiri me argumenta, ndërkohë që akuza nuk solli një provë të vetme”, u shpreh Haxhia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.