Standard.al

“Akti i fundit i përballjes së Saimir Tahirit!!!” Fajësi apo pafajësi për ish-ministrin…

0

Në pritje të vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe verdikti që mund të dalë prej saj.

Fajësi apo pafajësi për ish-ministrin dhe cili mund të jetë vendimi i gjykatës është pyetje që kërkon përgjigje nga treshja e gjyqtarëve, të cilët prej orësh nuk po arrijnë të marrin një vendim.

Por gazetarja Klodiana Lala, e cila ka ndjekur procesin për Tahirin, ka shtruar të gjithë opsionet për vendimin e gjykatës pas atyre për fajësi apo pafajësi e plotë për veprat penale për të cilat akuzohet. Mes tyre, që do të përbente një precedent të ri është edhe mosdakordësia mes gjyqtarëve.

“Është edhe një opsion i tretë që gjykata mund të bëjë kualifikimin ndryshe të veprës penale si për shembull duke mos e shpallur fajtor Saimir Tahirin për akuzën e trafikut të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal apo të pafajshëm por duke e shpallur fajtor për një vepër tjetër siç është ajo e shpërdorimi të detyrës. Ka dhe një opsion të fundit, mjaft i diskutueshëm që tre anëtarët e trupit gjykues të kenë qëndrime të ndryshme duke mos arritur në një vendim final që më pas do të përbënte një precedent në historinë e jurisprudencës shqiptare për sa kohë që nuk është hasur deri më tani. Të gjithë mbështetësit e zotit Tahiri janë në ambientet e Gjykatës për Krime të Rënda. Këtu po luhet edhe akti i fundit i përballjes së Saimir Tahirit me drejtësinë shqiptare”, raportoi ‘live’ nga Krimet e Rënda gazetarja Lala.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.