Standard.al

‘VOA nxjerr përgjimet’/ Vasili: Punësimet me tufa të rilindjes atentat me qëllim kundër hapjes së negociatave!

0

‘Zëri i Amerikës publikoi sot një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko ku thuhet se punësimet në burgje bëheshin me urdhra dhe ndërhyrje të zyrtarëve të PS-së. Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama’. Vjen reagimi i menjehershem i kryetarit te LSI, Petrit Vasili ne rrjetin social Facebook.

Postimi i plote:

Punesimet me tufa te rilindjes atentat me qellim kunder hapjes se negociatave!

Nje nga kushtet shume te forta te vendosura qarte e prere per hapjen e negociatave eshte Reforma ne Administraten Publike.

Punesimet me qindra e qindra,tufa tufa nga rilindja me teser partie jane haptazi dhe me qellim kunder hapjes se negociatave nga Rama dhe rilindja.

Nderkombetaret ketu ne Tirane nuk besoj se do ta konsiderojne edhe kete nje reforme fantastike qe nuk eshte pare gjekundi.

S’besoj se do te jene kaq te trashe sa te thone qe jua ka fajin opozita per kete.

Po ju risjell edhe nje here ne vemendje publikimet e pergjimeve nga Zeri i Amerikes per punesimet ne burgje pa pasur nevoje per komente te metejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.