Mediu flet për krizën politike: Rama në hall, SHBA dhe BE kanë rritur presionin

0
127

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha në emisionin “Real Story” , në Neës 24, lidhur mbi takimi e sotëm mes Lulzim Bashës dhe aleatëve të Partisë Demokratike se Shqipëria është në krizë politike dhe politika ka përgjegjësi zgjidhjen e saj, duke shtuar se është rritur edhe presioni ndërkombëtar për këtë.

“Shqipëria është në krizë politike, përgjegjësia e politikës është si të dilet nga kjo krizë. Nuk është thjesht për të qenë statik në një qëndrim të caktuar, por për të arritur në zgjidhje që i shërbejnë vendit. Shkaktari i gjithë kësaj situate është qeveria dhe Edi Rama me mënyrë si qeveris. Për mua, nëse Rama duhet të ikte, duhet të ikte dje, por opozita ka nevojë të ndërtojë aksionin politik në interes të shqiptarëve”, tha Mediu.

Aksioni i nisur në fund të janarit dështoi?

Jo, ajo që ndodhi më 30 qershor e tregon. edhe raporti i ODIHR ka certifikuar ato që opozita thotë se janë keq. Por sot nuk mjafton vetëm kaq. Rama dje tha s’më interesojnë opozitarët, flas me shqiptarët, ndërsa sot thotë që opozita është e rëndësishme. SHBA dhe BE kanë rritur presionin për të adresuar zgjidhjen e krizës politike në çështje të rëndësishme dhe shumë e rëndësishme sot është të arrijmë të kuptojmë ku jemi dhe si të dalim nga kjo situatë.

Keni reflektuar për atë që ndodhi në muajt e kaluar?

Ne nuk e kemi shkaktuar krizën politike. Shkatërrimi i sistemit u bë në mënyrë të qëllimshme nga Rama. Kjo krijoi një moment për një vendimmarrje, ku opozita vendosi të dilte jashtë jetës parlamentare. Ajo çka reflektojmë sot ne në qëndrimin tonë është çfarë është primare dhe na rezulton se është zgjidhja e krizës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here