“Me gratë, me dashnoret, apo edhe me dashnorët e grave, together…Perveristet absolut”

0
142

Analisti Artur Zheji në një intervistë për portalin e tij ‘360 gradë’ thotë së në vijim pritet të ndodhin ngjarje interesante, si për shembull vrasje politike. “Nuk besoj, jo, jo nuk besoj, por nuk do të habitesha nëse ndodhnin. Janë shumë interesa, shumë kode dhe shumë padrejtësi në lojë… “, sqaron Zheji, që shton se në kohën e Enver Hoxhës, këto ishin gjëra normale.

“Në kohën e Enver Hoxhës, çdo 7-10 vjet priteshin koka dhe dërgoheshin përpara togës së pushkatimit, ministra, gjeneralë e drejtorë shumë të rëndësishëm. Gjoja ata ishin fajtorë për gjëndjen e krijuar dhe mossukseset në Shqipëri, në ekonomi apo në mirëqënie. Populli ushqehej me “Gijotina” apo kokëprerje fajtorësh pa faj, po kokëprerje kishte realisht. Dhe njerëzit thoshnin: “Oh sa mirë që sjemi askushi! Askush nuk do të na presë kokën neve… dhe as do të na burgosë…”, tregon Zheji, duke shtuar:

“Në të vërtetë, ata ishin kokëprerë dhe nuk e dinin që ishin, e jetonin jetën e tyre të dystë e vegjetale, si ca bimë që s”kanë ndërgjegje njerëzore. Ndërsa tani, hajdutët realë të miliona eurove të varfanjakëve shqiptarë, edhe kur shkarkohen si të përfolur, i ndesh në marketet e shtrenjta apo janë tërë kohës në ajër nëpër udhëtime të supershtrenjta dhe ekzotike anë e mbanë Planetit. Me gratë, me dashnoret, apo edhe me dashnorët e grave, together… hahaha. Perveristet absolut”, përfundon ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here