Standard.al

Zbardhen pikat e platformës, Shehi: Nuk do të ketë marrëveshje poshtë tavolinës!

0

“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor. Qëllimi i platformës është krijimi i një qeverie tranzizore dhe zgjedhje të lira”.  Kështu ka deklaruar Dashamir Shehi, kreu i LZHK, pas takimit një ditë më parë në Ishëm të Durrësit të aleatëve të PD me kryedemokratin Lulzim Basha.

Shehi ka zbardhur disa nga pikat e platformës që po hartohet për marrëveshjen e re politike. “Nuk do të ketë marrëveshje poshtë tavolinës”, garantoi ai, teksa tha se pas 18 tetorit, opozita do të dalë në shesh.

Ai tha se duhen ndryshime kushtetuese për të evituar krizat, ndërsa garantoj se “nuk do të ketë marrëveshje poshtë tavolinës”.

Po sot nga Shkodra, kreu i PD-së deklaroi se kriza nuk do të zgjidhet duke pritur nga jashtë. “Kriza zgjidhet duke marrë në dorë fatet tona”,- tha Lulzim Basha.

News 24

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.