Triumfi i së mirës mbi të keqen nuk do të vonojë!!! Basha: Do ta vazhdojmë betejën deri në fund…

0
105

 

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka theksuar sot nga Shkodra se opozita do ta vazhdojë betejën deri në fund Pas takimit që Basha zhvilloi me kryebashkiaken e paepur të demokratëve, Voltana Ademin dhe me qytetarë, Basha tha:

“Janë me dhjetra kandidatë me rekorde kriminale, nuk qe vetëm rasti i Shkodrës. Siç e shihni dhe dëgjoni, as Edi Rama dhe as organizata e tij e strukturuar kriminale nuk kanë asnjë zgjidhje për Shkodrën dhe as Shqipërinë,  as për stabilitetin, sigurinë, fatin e integrimit të vendit. Ndaj ne si opozitë kemi përgjegjësinë për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhjen që meritojnë dhe nxjerrë vendin nga kjo krizë.

Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi  politikës me krizën dhe kjo arrihet vetëm me ndarjen e tyre. Por kjo nuk arrihet pa zgjedhje, pa një transformim të thellë politik. Ndaj ne kemi ndërmarrë hapat që kemi ndërmarrë dhe do ta vazhdojmë betejën deri në fund.

Triumfi i së mirës mbi të keqen nuk do të vonojë.

Nuk ka zgjidhje nga jashtë, zgjidhja do të vijë nga brenda, duke u bashkuar, duke marrë fatin tonë në duart tona.

Prioriteti ynë është t’i japim fund krizës politike. Shkodra është bastion i shpresës dhe qendron sot pavarësish atij rrethimi barbar nga klika kriminale.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here