‘Tkurrja dramatike e popullsisë’/ Reagon Meta: Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!

0
132

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook ndaj situatës dramatike që ndodhet vendi ynë për shkak të tkurrjes së popullsisë.

Ai ka ndarë me ndjekesit e tij në facebook edhe një kronikë të Zërit të Amerikës që flet për këtë çeshtje.

“Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi”, shkruan Kreu i Shtetit

Ja postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit.
Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.
Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.
Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.
Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here