Standard.al

Spahiu: Nëse zgjedhjet e ardhshme do të shoqërohen me përgjime apo vjedhje votash, nuk do të pranohen nga opozita!

0

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu konfirmoi se nëse nga qeveria do të ketë një propozim serioz për zgjidhjen e krizës, opozita do të paraqitet me një paketë.

Ndërsa për Spahiun ftesat e bëra deri tani janë thjeshtë për të mbushur portalet, sepse nuk ka një datë konkrete.

Përparim Spahiu: Sa më gjatë ky njeri të rrijë në pushtet opozitës më mirë i bën. Por ne po shkojmë në një greminë financiare që me kalimin e viteve do ta kemi shumë të vështirë të ri ngrihemi. Ftesat e mazhorancës janë për të mbushur portalet dhe asgjë më shumë sesa disa propozime rrugësh.Atyre i takon të caktojnë datën dhe të thonë hajde flasim. Nëse ka një propozim serioz opozita do të shkojë me një paketë.

I pyetur për zgjedhjet e ardhshme, të cilat kërkojnë ndryshimin e kodit zgjedhor, Spahiu tha se nëse ato do shoqërohen me përgjime apo edhe vjedhje votash, sërish nuk do të njihen nga opozita.

Përparim Spahiu: Zgjedhjet janë një emergjencë pavarësisht se me ç’kod shkojmë.  Nëse do kemi të njëjtat përgjime që dalin nga media ndërkombëtare, përsëri nuk do ti njohim zgjedhjet. Nëse vidhet vota prap mund të ketë precedentë dhe mund të mos njihen.

Ora News

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.