Si nisi sherri mes katër të rinjve në Dibër? Dalin detaje të reja…

0
152

Zbardhen detajet e para nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sllatinë të Dibrës, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.

Policia bën me dije se katër djem, konkretisht dy vëllezër kanë qenë duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit me dy vëllezër të tjerë, banorë në të njëjtën zonë.

Takimi i tyre ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ku nën ndikimin e alkoolit që kishin konsumuar, ka nisur debati dhe konflikti mes tyre, që ka rezultuar fatal për 29 vjeçarin D.P.

Gjithçka nisi nga vëllai i viktimës, Q.P, 24 vjeç i cili ka qëlluar me thikë njërin nga vëllezërit, bashkëmoshatarin me inicialet M.H.

Më pas, ky i fundit, i ndihmuar edhe nga vëllai i tij J.H, kanë marrë hak duke i qëlluar me sende të forta vëllanë Q.P, i cili nisi përplasjen fizike me armë të ftohta.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here