Standard.al

Serbët e Crvena Zvezdës do të luajnë në Kosovë!

0

Crvena Zvezda do të luajë në Mitrovicë një nga ndeshjet e vlefshme për Kupën e Serbisë, pasi shorti e ka vënë përballë FK Trepçës, klubit të serbëve të Mitrovicës, që militon në ligat e ulëta të kampionatit serb. Klubi që gjithnjë ka qenë i lidhur me pushtetin qëndror të ish-Jugosllavisë dhe sot Serbisë, ka qenë epiqendra e anti-shqiptarizmit dhe në Luftën e Kosovës, tifozëria e tij ka qenë një nga furnizueset e grupeve të çetnikëve famëkeq.

W 15

(Koreografi e “Delije”, tifogrupit të organizuar të Crvena Zvezdës, ku shfaqet harta e Kosovës në qendër të flamurit serb1).

Por këto nuk mjaftojnë që klubet serbe të mos militojnë në organizimet e veprimtarive që bën federata e Beogradit. Kohë më parë, Federata e Futbollit në Kosovë kishte kërkuar nga UEFA që ta ndalte këtë fenomen, përndryshe do të merrte masa të tjera, pasi serbët nuk humbasin rastin të shkelin Kushtetutën e Kosovës.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.