‘Mushkëria’ e qytetit të Elbasanit digjet sërish, deri tani 11 zjarre të qëllimshme…

0
119

Kodër Krasta, e njohur si mushkëria e qytetit të Elbasanit u dogj sërish një ditë më parë. Zjarri i rënë dyshohet të jetë i qëllimshëm ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorëve.

Nëse rastet e zjarreve të qëllimshme shtohen dita ditës, asnjë autor nuk është vënë para drejtësisë. Krasta u dogj edhe dy vite më parë, edhe në atë kohë bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme e megjithatë autori nuk u identifikua asnjëherë.

Në qarkun e Elbasanit, për vitin 2018 janë 11 raste zjarri të qëllimshme, nga këto 9 me autorë, 8 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 i arrestuar. Ndërsa për periudhën janar-gusht 2019 janë 8 raste zjarrvënie, të cilat janë me autorë të proceduar në gjendje të lirë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here