Meta “thumbon” Ramën: PO-në nga Brukseli e kemi pasur gjithmonë, por jo datën

0
101

Kur ka mbetur një muaj nga vendimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, presidenti Ilir Meta thotë se nëse do të marrim një “PO” pa kushte do të jetë një festë e madhe, në të kundërt Brukseli sipas tij duhet të qartësojë kushtet e tij në mënyrë që të përfshijnë të gjithë aktorët në këtë vend.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora me gazetaren Marjana Legisi, Meta thotë se çdo institucion duhet të vihet para përgjegjësisë në raport me këtë objektiv kombëtar.

Presidenti Meta: Për Presidenti tani ka dy data: është data 18 tetor për arsye, sepse kjo datë është tepër e rëndësishme. Në çdo rast do merret një vendim dhe apelimi im ka qenë, dhe është, që në çdo rast të ketë një “PO”. Në rast se do të jetë një po dhe pa kushte, kjo do të jetë një festë e madhe, por për gjithë rrjedhën e këtyre ngjarjeve te deritanishme, dhe që po diskutojmë bashkë, është e qartë që kjo po duket shumë ëndërrimtare sot, dhe në rast se do të jetë një “PO” me kushte, lutja ime për Bashkimin Europian është që të ketë kushte sa më të qarta dhe sa më specifike që përfshijnë të gjithë aktorët në këtë vend.

Duke filluar dhe nga Presidenti i Republikës, nga Parlamenti, nga qeveria, nga opozita, duke ju referua standardeve të Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të realizojë sa më shpejt në mënyrë që çdo institucion të vihet para përgjegjësisë në raport me këtë objektiv kombëtar të të gjithë qytetarëve shqiptar, të cilët janë penalizuar padrejtësisht nga ky konflikt, nga ky antagonizëm i paprinciptë politikë.

Po sa optimist është vetë Presidenti për një PO nga Brukseli?

Gazetarja: Nëse do ketë një “PO” ose një “PO” me kushte specifike siç thoni ju, në fakt a jeni optimist për këtë “PO”?

Presidenti Meta: Ne këtë “PO”-në e kemi pasur me thënë të drejtën edhe vitet e kaluara, nuk është se na ka munguar optimizmi, por realisht nuk kemi patur një datë.

Për Presidentin, situata fatkeqësisht nuk është përmirësuar, qoftë edhe në raport më zgjedhjet dhe jo vetëm kaq.

Presidenti Meta: Edhe në raport me funksionimin e shtetit të së drejtës në vend, të respektimit të Kushtetutës dhe të kontrollit dhe të balancave të pushteteve, që është tronditur seriozisht. Ne shohim një shtet të propagandës apo një shtet të mazhorancës përballë shtetit të së drejtës, pra jemi gjithmonë në një betejë të shteteve paralele. Unë kam qenë, jam dhe do të jem një gjithmonë një President i shtetit të së drejtës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here