Manjani i revoltuar: Shqipëria duhet të rikthejë urgjentisht parlamentin pluralist në këmbë

0
130

“Shqipëria duhet të rikthejë urgjentisht parlamentin pluralist në këmbë”, kështu deklaroi ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora.

Manjani u shpreh se parlamenti ekzistues është i stisur, i sajuar, politikisht monist dhe që nuk reflekton mendimin politik të popullit shqiptar për momentin

Ylli Manjani: Nuk është faji i kodit zgjedhor vjedhja e votave, apo mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje. Kodi zgjedhor është një instrument i mjaftueshëm për mbajtjen e  zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqipëria duhet të rikthejë urgjentisht parlamentin pluralist në këmbë. Kjo është detyra numër 1. Ky parlament nuk ka as këllqe, as legjitimitet, as fytyrë, as surrat, as mandat për reforma kaq të rëndësishme. Ky është një parlament i stisur, i sajuar, politikisht monist dhe që nuk reflekton mendimin politik të popullit shqiptar për momentin. A është kështu për faj të opozitë, apo për faj të qeverisë kjo ka pak rëndësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here