“Mallkuar ai që nuk të do ty”, ja kush është pedagogu që kërkon seks dhe para për…

0
104

Kemi dëgjuar dhe jemi ndeshur me raste të shumta ku në auditorët e universiteteve ndodhen pedagogë të cilët shfrytëzojnë “postin” e tyre në këmbim të marrjes së ryshfeteve.

Nga redaksia e emisionit “Stop”, u bë me dije që në puntatën e sotme do të transmetohej rasti i një pedagogu i cili kërkonte afera seksuale ne këmbim të marrjes së disa lëndëve mbetëse.

Pedagogu Denis Himci tregohej këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

“Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”.

Herë pas here vajza përpiqej t’i shmangej në mënyra të ndryshme, por pedagogu në fjalë vazhdonte të mos merrte parasysh asnjë prej arsyeve që vajza mund t’i jepte.

Situata rëndohet me studenten, kur në këmbim të provimeve, duhet të japë trupin e saj për zinxhirin e marrjes së provimeve. Madje, ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes.

Profesori-doktor i shkencave Denis Himci kërkon puthje, por është i pakënaqur me puthje në faqe…!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here