“Iku fshehurazi”, Delinda Disha i përgjigjet Salsano Rrapit: Barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e Top-it

0
178

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Repot Tv, “Rreze Dielli”, Salsano Rrapi e cilësoi ikjen e aktores Delinda Disha nga “Portokalli” për në “Klanifornia Show” në Tv Klan si “një ikje fshehurazi”.

“Ishte pak çudi, se ajo iku, si me thënë, fshehurazi,” tha ai. “Pasi mbyllëm turneun e Portokallisë, vetëm kur i kishte thënë regjisorit që ‘unë do të largohem’. Kaq.”

Pas deklaratës së tij, Disha iu drejtua Instagramit duke u shprehur: “I dashur Salsano, për jetën tënde e paske problem të prononcohesh, ndërsa për të timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash ‘iku fshehurazi!’. Uni iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja. Por barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e Top-it (për sqarim).”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here