Standard.al

EMRAT/ Fuoristrada përfundon në humnerë, vdes një person e mbeten të plagosur dy të tjerë…

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Malësinë e Krujës..

Nje fuoristrade ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne gremine…

Per pasoje ka humbur jeten Qazim Basha dhe jan ne gjendje te rende Besim Karaj dhe Ermir Zylfa.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B., 52 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.