Durrës, katër shkolla nuk hapin dyert…

0
97

Dje 480 mijë nxënës nisën vitin e ri shkollor por jo të gjithë janë në shkollë. Shkolla 9-vjeçare “Jusuf Puka”, ajo “Hajdar Dushi” si dhe dy të tjera në periferi të Durrësit nuk janë ende gati për nisjen e sezonit mësimor. Punimet për rikonstruksion apo rehabilitim të pjesshëm të ambienteve të tyre do të vijojnë, duke bërë që nxënësit që frekuentojnë shkolla të tjera, ku mësimin do ta zhvillojnë pasdite.

Prindërit shprehen se është e papërballueshme kjo situatë si për ta ashtu edhe fëmijët e tyre, pasi duhet të lënë punën për të shoqëruar fëmijët, duke sjellë po ashtu dhe anomali në zhvillimin e orëve të mësimit, veçanërisht kjo për arsimin fillor.

“Nuk është aspak normale, jemi ankuar që vjet, po presim zgjidhjen e situatës. Vuan fëmija, vuan edhe prindi”, thonë njëherazi prindërit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here