Standard.al

Analisti Gjekmarkaj ‘sulmon’ qeverinë: Lufta që i bëhet Presidentit është luftë politike! Turp për maxhorancën!

0

Analisti Agron Gjekmarkaj foli për situatën politike në Shqipëri, duke komentuar veprimet e opozitës në raport me vendimet që ka marrë qeveria, përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 30 qershor.

Teksa ndalet tek përpjekjet e presidentit për të zgjidhur krizën, analisti Gjekmarkaj thotë se sulmet e maxhorancës mbi Ilir Metën janë tërësisht politike dhe nuk i shërbejnë vendit, aq më tepër në kushtet kur Shqipëria po kërkon një përgjigje pozitive për negociata me Bashkimin Europian.

“Hapja e negociatave e ka vënë opozitën në pozicion pritës duke hulumtuar se ku mund ta gjejë veten në këtë proces. Basha nga Brukseli tha se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat, por me disa kushte. 30 Qershori ka qenë një goditje për të dyja palët. Besoj se do të këtë presion për zgjidhjen e krizës dhe të reformës në drejtësi. Opozita provoi disa muaj me disa protesta masive dhe kuptoi një gjë: me forcën e protestës nuk ia dilte ta rrëzonte Ramën. Nga ana tjetër kuptoi se faktori ndërkombëtar nuk është tolerant ndaj një formë te tillë.

Unë mendoj që opozita e ka të domosdoshme, që të ndryshojë vetëveten, të prodhojë ide dhe të bëhet tërheqëse dhe joshëse nëpërmjet njerëzve që ngjallin besim.  Unë e kam parë pozitiv rolin e presidentit dhe në shkrimet e mia kam thënë që ai duhet të ndërhynte për krizën. E gjithë lufta që i bëhet Metës është një luftë politike. Kjo e turpëron vendin.  Lufta që i behët Metës,  është një luftë e pastër politike dhe e pandershme dhe ne njëfarë mënyrë e turpëron këtë maxhorancë”-tha ai.

News 24

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.