Standard.al

Reagon ashpër Balliu: Sistemi i ngritur nga Rama ka mision vetëm zhvatjen e buxhetit dhe pastrimin e parave!

0

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u shpreh se partneriteti me krimin, është e vetmja arsye pse Edi Rama kandidoi persona me precedentë penalë, në zgjedhjet e 30 qershorit.

“PD ka faktuar çdo akuzë të saj, rasti i PD-së, është unik, ka provuar e faktuar çdo akuzë. Nga koncesionet e deri te inkriminimi i institucioneve. T’i themi qytetarëve që do hyjmë në Europë kur s’kemi gjykata, zgjedhje të lira, e kur ke banditë në krye të shtetit, qytetarët e dinë, të gjithë e dinë. Pse Europa nuk e di, nuk e di Merkel apo Macron që u bënë votime moniste?“ u shpreh Balliu.

Ky sistem ka vetëm një mision zhvat buxhetin, ia jep një oligarku për të ndërtuar disa kulla për të pastruar paratë e drogës. Ky është sistemi që ka ngritur Edi Rama.“ – theksoi Balliu.
“Nuk do ketë paqe derisa këtu të mbahet përgjegjësi për vjedhjen e buxhetit të shtetit dhe për vjedhjen e votave”.

News24

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.