PD akuza Ramës: Po vjedh në Aeroportin e Vlorës me arkitektin e dënuar në Itali!

0
90

Sekretari për Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, Ervin Minarolli, në një deklarataë nga Selia Blu tha se: ‘Projektimi i Aeroportit të Vlorës është një tjetër aferë korruptive e Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore’

‘Projektimi i Aeroportit të Vlorës aferë korruptive e Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre

• Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special

Aeroporti i Vlorës është për Edi Ramën një mundësi e re për të vjedhur!

Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, të cilat u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe nga mungesa e transparencës, të cilat të çojnë në një konkluzion të vetëm, korrupsionin, vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Projektimi i Aeroportit të Vlorës bën pjesë në këto afera korruptive të Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai.

Arsyeja e vetme është lidhja personale e Edi Ramës me projektuesin e aeroportit të Vlorës. Ai quhet Marco Casamonti, i cili ka projektuar disa nga veprat që kanë betonizuar Tiranën dhe Durrësin, Velierën e Durrësit, kullën tek Gjykata e Lartë, kullën tek Rruga e Kavajës, si dhe stadiumin me kullën e Edi Ramës.

Arkitekti personal i Edi Ramës, që ka projektuar Aeroportin e Vlorës jashtë çdo procedure ligjore, është i dënuar në Itali në vitin 2017 për mashtrim financiar.

Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurencës së lirë.

Edhe ligji për aeroportin e Vlorës në kohën e negociatave me turqit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili lajmëroi se do të hapte një hetim për këtë çështje për shkak se qeveria nuk zbtatoi ligjin e prokurimit publik.

Kjo aferë korruptive do të sjellë pasoja për çdo zyrtar, nga jurisit më I thjeshtë, tek kryeministri i vendit, si dhe për çdo kompani private që bëhet pjesë e pazarit të Edi Ramës për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet kjo aferë do ti nënshtrohet ligjit të ri Antimafia!’-tha Minarolli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here