Standard.al

Në “lupën” e dopingut bie atletja afrikane, pezullohet përkohësisht…

0

Testet antidoping bëhet sërish makth i sportistëve.

Së fundmi, ne këte skandal ka përfunduar sprinterja e Afrikës së Jugut, Carina Horn, e cila është pezulluar përkohësisht nga aktiviteti.

Horn rezultoi pozitive me substancën anabolik LGD-4033, sipas Njësisë së Integritetit të Atletikës së Federatës Ndërkombëtare të Atletikës. 30-vjeçarja është e para femër në Afrikën e Jugut që e uli kohën nën 11 sekonda distancën e 100 metrave, ekzaktësisht në 10.98 sekonda.

Ajo pritej të ishte pjesë e ekipit kombëtar në Kampionatin Botëror në Doha, por pas këtij skandali një gjë e tillë nuk besohet të ndodh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.