Mbyllen shkollat në zonat rurale/ Mungojnë nxënësit dhe transporti

0
244

Mbyllja e shkollave për shkak të numrit të ulët të nxënësve po kthehet në një problem shqetësues në vendin tonë, veçanërisht në zonat rurale.

Sipas informacioneve nga Zyra Arsimore Kukës bëjnë me dije se 3 shkolla të arsimit 9-vjeçar janë propozuar për t’u mbyllur për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare Nimqe, ku nxënësit do të transferohen në shkollën e Topojanit.

Për shkollën e fshatit Pistë, Njësia Administrative Malzi, nxënësit do të transferohen në Shemeri dhe për shkollen Ujmisht, që nxenësit do transferohen në Malqenë. Për të treja këto lëvizje do të pyeten edhe prindërit, në mënyrë që më pas të realizohet transportimi i nxënësve, shkruan Faxnews.

Ndërsa Zyra Arsimore Has bën me dije se 2 shkolla janë propozuar për tu mbyllur për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Bëhet fjalë vetem për nxenesit e klases së 6-9 të fshatit Mujë, ndërsa nxënësit e ciklit fillor do zhvillojnë mësimin aty ku janë por problem ngelet transporti i nxenesve ne këtë zonë pasi jane 12 km rrugë nga fshati Mujë deri në qytet të pa asfaltuar dhe ka mungesë të mjeteve të transportit.
Gjithashtu edhe për nxënësit e klasave të 6-9 të shkollës 9 vjeçare në fshatin Zgjeç të cilët mendohet të transferohen në shkollën e fshatit Letaj 6k m por edhe në këtë zone nuk mjete të transportit fugona.

Gjithashtu edhe Zyra Arsimore Tropoje ben me dije se ju është propozuar prindërve të nxënësve të shkollës së fahatit Plan për tu transferuar në shkollën 9 vjeçare në Fierzë, ku transporti do të realizohet nga Bashkia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here